Qëllohet me armë ndaj zyrave të televizionit kombëtar Top Channel, humbet jetën roja i sigurisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri drejt zyrave të televizionit Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar, u afruan me një automjet tip ‘Range Rover’ ma targa të vjedhura dhe hapën zjarr në drejtim të Top Channel. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja kallashnikovi.
Ai ka marr nje plumb në trup rreth ores 01.00 neëzonen e Mëzezit teksa ishte duke qëndruar ne godine ku fillimisht u plagos dhe me pas humbi jeten ne spital.
Roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. Në makinën tip Range Rover janë gjetur 2 kallashnikovë. Plumbat kanë kapur edhe godinën edhe vendqëndrimin e rojës.
Autoret pas ngjarjes jane larguar ne drejtim te Golemit përmes autostrades nga ku më pas dogjën edhe automjetin që përdoren, tip Range Rover me targa te vjedhura.
Policia është vënë në kërkim të autorëve ndersa ende nuk dihet motivi që çoi në këtë ngjarje të rëndë.