“Qava kur pashë vajzën”, trondit gazetarja: Motra e p*rdhunuesit më tha hiq emrin e vëllait nga lajmi

Ka tronditur me rrëfimin e saj në studion e Top Story gazetarja Dorjana Bezat lidhur me ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një të reje në Vlorë.

Gazetarja Bezat tha se pas publikimit të lajmit, është kontaktuar nga motra e njërit prej të akuzuarve, e cila i ka kërkuar që të hiqet emri i të vëllait nga faqja e web në Tch, pasi nuk ka vendim të formës së prerë.

Bezat tha se vajza nuk është përdhunuar vetëm nga djemtë, por edhe nga shoqëria me opinionet e tyre.