Pusteci në solidaritet me Koçanin: Nderim për të ndjerët
Sot, maqedonasit në Bashkinë Pustec i dhanë nderim viktimave që humbën tragjikisht jetën në Koçani. Administrata e Bashkisë Pustec, mësuesit dhe nxënësit e Gjimnazit në Pustec, si dhe partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) me një minutë heshtje, shprehën dhimbjen për viktimat.
Në sheshin “Goce Dellçev” në Pustecit, bashkëqytetarët tanë ndezën qirinj në shenjë respekti, ndërsa prifti At Aleks Themelko u lut për prehjen e shpirtrave të të ndjerëve dhe shëndet e shërim të shpejtë për të lënduarit.
Me dhimbje të sinqertë shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave. Zoti i faltë dhe u dhëntë paqe të përjetshme në Mbretërinë Qiellore.
Maqedonasit e Shqipërisë luten për shpirtrat e të ndjerëve dhe për shërim të shpejtë të të lënduarve.
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me Koçanin.
U prehshin në paqe!