Punonjësi u rrëzua gjatë punës në firmën e përpunimit të hidrokarbureve, arrestohet drejtuesi teknik në Elbasan

45 vjeçari ishte rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që kishte qenë duke punuar në një firmë për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

71 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.