Punonjësi u godit nga makineria gjatë punës dhe humbi jetën, arrestohet administratori

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Fredi Kalesha 48 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi Taulant Dika 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.