Publikohen pamjet e sherrit masiv prej 12 personave në Sarandë
Janë publikuar pamjet e sherrit masiv me armë zjarri dhe sende të forta në fshatin Gjashtë, ku u përfshinë punonjës policie dhe persona të tjerë
Një sherr i ndodhur me 2 janar rreth orës 01:35 të mëngjesit në Sarandë, ku 12 persona janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm. Përplasja ka përfshirë përdorimin e sendeve të forta dhe armëve të zjarrit, ndërsa policia ka gjetur në vendngjarje 6 gëzhoja armësh zjarri.
Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, efektivë të Policisë Kufitare Sarandë Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë.
Dy prej të dyshuarve, Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin e Policisë Sarandë. Një tjetër i dyshuar, Mihal Sulejmani, gjithashtu është paraqitur në polici.
Nga përplasja, disa persona kanë mbetur të lënduar nga goditjet me sende të forta. Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi (vëllezër), të cilët kanë marrë ndihmën e parë në spital, janë shoqëruar më pas në komisariat për veprime të mëtejshme.
Dyshimet dhe hetimet:
Sipas burimeve, konflikti dyshohet të ketë nisur për një mosmarrëveshje rreth një makine me qira. Policia ka analizuar kamerat e sigurisë dhe po kryen kontrolle për të identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë.
Deklarata e policisë:
“Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.”
Policia ka rrethuar zonën e ngjarjes dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të saj. Grupi hetimor, në bashkëpunim me AMP dhe Prokurorinë e Sarandës, po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.