“Pse vdiq Milena?”, 40-vjeçarja humbi jetën dy muaj pasi solli në jetë foshnjën, i shoqi akuza mjekes: I rrinte temperatura 37.4

Një 40-vjeçare nga Berati ka humbur jetën tre ditë më para pas shqetësimeve që shfaqi pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Bashkëshorti i saj hodhi akuza të rënda ndaj mjekes gjinekologe, duke thënë se pas vdekjes së 40-vjeçares “mund të fshihet një gabim i saj”.

Në rrëfimin e tij, për emisionin “Zemër e Hapur” Fisnik Habibi thekson se e shoqja nisi të shfaqë shqetësime të rënda pas lindjes, ndërsa hodhi akuza se mjekia Edlira Shkëmbi, nuk e kishte kryer procedurën siç duhej.

40-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni të dytë dhe u dërgua drejt Italisë për shkak të komplikacioneve, ku mjekët i kishin komunikuar se kishte marrë infeksion të rëndë.

Milena ndërroi jetën rreth 2 muaj pas lindjes së vajzës dhe sot i shoqi kërkon drejtësi.

Kishte dhimbje, vetëm dhimbje. Na thanë se ishte normale. I rrinte temperature 37.4. Qëndroi mbi 1 muaj në spitalin e Beratit. Mjekët në Itali më thanë se faji është i mjekëve shqiptarë. Dua që të mbajnë përgjegjësi. Gruaja më la 3 fëmijë, për ta do të luftoj.

Për ata jam sot unë. Jam këtu për krejt motrat e tjera, bllokojeni atë spital mbylleni. Edhe borxh kam marrë për gruan, që të shërohej. Për gocën e vogël kujdeset nëna e Milenës. Vajzat kërkojnë nënën, nuk di ta shpreh, shpirti im e di. Po më plas shpirti”, tha bashkëshorti.