Protesta e qytetarëve ndaj dhunës së fëmijës 3-vjeçare/ Reagon Balla: Jemi të gjithë të trishtuar, por duhet të lëmë drejtësinë të bëjë detyrën (Video)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit për të protestuar pas rastit të rëndë të dhunimit të një 3-vjeçareje nga edukatorja e saj në një kopsht privat në kryeqytet.Ata kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet private, si edhe shtim të stafit punonjës në institucionet shtetërore. Në kuadër të kësaj proteste së qytetarëve ka reaguar dhe  i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili është shprehur se të gjithë jemi të prekur dhe të trishtuar, por tani duhet të lëmë drejtësinë të bëjë detyrën ndaj fajtorëve.

Reagim i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Ministria e Brendshme📍Komunikimi me gazetarët dhe me publikun në kuadër të protestës së qytetarëve që dënojnë rastin e dhunës ndaj fëmijës 3-vjeçare në një kopësht privat në Tiranë. Jemi të gjithë të prekur dhe të trishtuar, por tani duhet të lëmë drejtësinë të bëjë detyrën ndaj fajtorëve.