Profil/ Kush ishte Ardian Nikulaj, biznesmeni që mbeti i vrarë sot në Shëngjin

Ardian Nikulaj  i cili  u ekzekutua ditën e sotme brenda lokalit të tij në Shëngjin garonte në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë. Ai ka qenë edhe kandidat për deputet i PSD në zgjedhjet e vitit 2021.

Viktima, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve, e një prej tyre është edhe hoteli dhe lokali ‘Coral’ në zonën e Ranës së Hedhun, si dhe është pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.

Ardian Nikulaj ka ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën ka pasur atë ‘Marku’. Biznesmeni i njohur në Lezhë, në të shkuarën ka qënë edhe Ish-kreu i Aluznit e në të shkuarën ka qënë i dënuar për disa vepra penale.

Ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për ‘armëmbajtje pa leje’. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003, dënim të cilin e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit.