Probleme jo vetëm me drejtësinë shqiptare, si ranë në përgjimet e aleatëve gjyqtarja dhe prokurori i njohur
Operacioni që u publikua sot nga prokuroritë e dy vendeve, asaj italiane dhe asaj shqiptare është një hetim i nisur që në vitin 2019.
Replika.al zbulon ekskluzivisht se pikërisht nga ky procedim, janë zbuluar edhe emra gjyqtarësh e prokurorësh të korruptuar. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi.
Emrat e dy zyrtarëve të lartë kanë dalë në disa episode, duke i dërguar më vonë përpara drejtësisë.
*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.