Presidenti Begaj “shëtitje” në OKB, merr me vete parukieren e gruas, djalin dhe dhjetëra këshilltarë

Presidenti Begaj është pajisur me një staf të madh prej dhjetëra vetësh, për vizitën në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e OKB.

Mirëpo lista e personave që marrin pjesë në delegacionin e Presidentit përmban disa emra surprizë.

Ndër to edhe parukierja e gruas së Begajt, Lili Ismaili, e cila cilësohet si këshilltare e jashtme, por në rrjetet sociale shfaqet si kuruese e imazhit të Zonjës së Parë.

Po kështu edhe djali i Presidentit, Dorian Begaj, do të shoqërojë babain, gjatë pjesëmarrjes së tij në OKB, që pritet ta lodhë shumë Presidentin, i cili më pas mund të relaksohet bashkë me familjen në New York.

Lista përmban më shumë këshilltarë, gazetarë dhe specialistë të imazhit, sesa ekip sigurie, i cili përbëhet vetëm nga shefi i sigurisë dhe një oficer.

Lista është publikuar nga aktivisti Genc Sejko në rrjetet sociale.

Presidenti Begaj "shëtitje" në OKB, merr me vete parukieren