Është liruar nga detyra, zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja. Vendimi u mor këtë të enjte me propozim të kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Nuk dihet ende se kush do e pasojë në postin e tij.
Po kush është Ilir Bejtja?
Bejtja është me profesion ekonomist, i diplomuar me titullin Ekonomist Industrie në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik në vitin 1988. Ka mbaruar studimet master, titulli Masterof Arts, në Co De Joint European Masteron Comparative Local Developments në Universitetin e Trentos, Itali. Ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës në vitin 2013.
Përgjatë karrierës së tij, Z. Bejtja ka marrë pjesë dhe është kualifikuar në një sërë trajnimesh në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në BE dhe në vend.
Në periudhën shtator 2009 – maj 2013 ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.
Bejtja ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesshme në lëndët e Marketingut.
Deri në vitin 2009 Z. Bejtja ka ushtruar funksione të ndryshme si Specialist Marketingu, Menaxhim dhe dizenjim Projekti pranë “The Right Choice – Consultancyon Laëand Economy” (2008 – 2009), Drejtor Ekzekutiv pranë “Marketand Economical Research Institute” (2006 – 2007), Koordinator i Projektesh në Co-Plan Tirana, Institute for Habitat Development, Urban Research Institute (2004-2006), Koordinator Rajonal dhe Konsulent për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Vlorës në “Institute onSurveysandObservations” (2003-2005), Doganier dhe Përgjegjës i Seksionit të Doganim-Zhdoganimeve në Elbasan (1991-1998).
Bejtja është gjithashtu Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, FK Elbasani, që prej vitit 2003 dhe anëtar i Komisionit të Marketingut në ECA – EuropeanClubAssociation, UEFA në periudhën 2006-2009.
Nga tetor 2013 deri në shtator 2017 ka mbajtur postin e zv/ministrit të Energjisë dhe Industrisë.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane, maqedonase si dhe ka njohuri të spanjishtes, gjermanishtes dhe serbishtes.