“Politikanët lidhje me krimin”- Aplikacioni SKY i nxjerr “zbuluar”, zbardhen qindra biseda të grupit kriminal

Janë zbardhur qindra biseda të grupit kriminal qindra nëpërmjet aplikacionit SKY, ku janë zbuluar lidhjet e politikanëve me krimin.

 

Sipas News24, çkodimi i bisedave u bë nga partnerët ndërkombëtarë dhe janë marrë në dorëzim nga SPAK.

Ndërkohë, SPAK dhe BKH po hetojnë lidhje të reja të politikës me krimin.

Pas hekurave ndodhen biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, i dyshuar për korrupsion.

Operacioni SPAK më 27 Korrik u realizua falë përgjimeve në SKY dhe u ushtruan kontrolle në banesa si edhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera.