Policia zbarkon sërish në kampin MEK në Manëz të Durrësit

Mëngjesin e kësaj të enjte policia ka zbarkuar sërish në kampin MEK në Manëz të Durrësit. Forcat e policisë janë vendosur në hyrje të kampit Ashraf 3 dhe kontrollojnë të gjithë mjetet që dalin nga kampi.  Burimet bëjnë me dije se pritet të ketë arrestime.

9 ditë pas aksionit me urdhër të SPAK në kampin e muxhahedinëve MEK në Manzë të Durrësit, policia është rikthyer sërish në këtë kamp.Burimet bëjnë me dije se prezenca e policisë në kampin Ashraf 3 ka nisur që në orët e vona të mbrëmjes. Efektivët e policisë kanë kryer disa kontrolle në hyrje të kampit kryesisht të makinave që hynë dhe dalin në rezidencën e muxhahedinëve. Në portën hyrese janë vendosur disa makina policie ndërsa masat mësohet se kanë ardhur për të shtuar sigurinë në këtë Kamp. Deri në këtë momente nuk ka pasur persona të shoqëruar . Kujtojmë se pas aksionit të 9 ditëve me parë policia sekuestroi një sasi të madhe kompjuterash dhe laptopësh.

Një pikë kontrolli polici është instaluar pranë kampit të muxhahedinëve të “MEK” në Manzë, ç’ka prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë nisur edhe veprimet për kontrollin kryesisht të automjeteve që futen dhe dalin nga kampi. Pika e kontrollit  do të jetë e instaluar të paktën deri në muajin gusht, ndërsa ky veprim vjen pas ngjarjeve të disa ditëve më parë, ku me urdhër të SPAK u bënë kontrolle dhe sekuestrime, gjë e cila shkaktoi edhe tensione mes policisë dhe banorëve. Kontrollet e fundit kanë shkaktuar indinjim te banorët, por deri tani nuk raportohet për ndonjë incident.