Policia rrethon lagjen e “të fortëve“ të Vlorës
Forca të shumta policie janë aktualisht në zonën e njohur si ‘Oslo’ në qytetin e Vlorës. Burimet bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një operacion të drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Në këtë lagje jetojnë edhe persona të cilët janë të njohur për drejtësinë. Përgjatë këtij operacioni uniformat blu kanë ushtruar edhe kontrolle banesash, por mesa duket asgjë me rëndësi për qëllimin e operacionit nuk është mundur të gjendet.
Nga ana tjetër nuk dihet motivacioni i këtij kontrolli të befasishëm, që fatkeqësisht e nxorri “duarbosh” policinë nga banesat e njerërzve më në zë.
Kujtojmë se qyteti i Vlorës prej disa kohësh ka rënë qetësi, duke mos u regjistruar asnjë ngjarje e rëndë kriminale, ndryshe nga sa ndodhte në vitet e mëparshme.
Vijon…