Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në konferencën për mediat pas megaoperacionit “Tempulli”, tha ndër të tjera se do të bëhet edhe një analizë për mënyrën sesi ky operacion u zhvillua dhe finalizuar.
Ai tha se do të bëhen vetëpastrime nga radhët e policisë, për të gjithë ata punonjës policie që bëhen palë me grupet kriminale.
“Do të paraqesim paketë për dyfishim të dënimit të krimeve që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, për shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. Ky është vetëm fillimi! Nxis policinë e shtetit ta ruaj këtë qasje të re të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ