Policia Italiane godet grupin kriminal të drogës, arrestohet 37-vjeçari shqiptar

 

Policia Italiane ka finalizuar një operacion policor me sekuestrimin e 220 kg kokainë.

Nga goditja e këtij grupi kriminal rënë në prangat e policisë edhe një 37-vjeçar me origjinë shqiptare

Mediat italiane shkruajnë se droga e sekuestruar mund të arrinte në një vlerë deri në 15 mln euro në treg.

Fillimisht policia kanë identifikuar një automjet komercial që ecën me shpejtësi më të lartë se normalen në seksionin Veronese të autostradës A4 Milano-Venecia.

Shqiptari që po drejtonte furgonin u arrestua dhe akuzohet për trafik droge. Sekuestrimi rezulton të jetë ndër më të mëdhenjtë e kryer ndonjëherë në zonën e Veronës.