Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një banesë në katin e pestë të një pallati në Pogradec. Fatmirësisht nuk ka të plagosur.
Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qënë dy të moshuar, të cilët sipas tyre, kanë qënë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.
Për pasojë shpërthimi, ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet përkatëse.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ