Pogradec/ Sherr në sallën e lojrave për të rinj, plagoset me thikë i mituri

Një i mitur ka mbetur i plagosur në qytetin e Pogradecit pas një sherri me një bashkëmoshatar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.1 në qytetit në një pikë lojërash.

Bëhet me dije se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark.

Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.

 

Pogradec

Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, vihet në pranga 15-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali, një shtetas 15-vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.