Pogradec/ Sherr mes disa personave, detajet e para nga ngjarja
Një sherr masiv ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të agjencisë në qytetin e Pogradecit.
Policia ka ndërhyrë për të shoqëruar personat e përfshirë në sherr.Mësohet se njëri prej personave të përfshirë mban në dorë një mjet të mprehtë.
Në ngjarje janë përfshirë 5 persona, 3 të dehur dhe 2 vëllezër pronarë të fast food-it në Pogrtadec.
Personat e dehur ka qenë brenda në fast food, ndërsa pronarët i kanë kërkuar që të dalin jashtë, aty më pas është agravuar situata dhe njëri prej tyre ka marrë në dorë një nga thikat që përdoret për të prerë mishin, duke kërcënuar personat e dehur.