Pogradec/ I moshuari hidhet nga kati i pestë

Një 85- vjeçar me emrin Skënder Muçollari është hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 në qytetin e Pogradecit.

Në momentin e ngjarjes, 85- vjeçari ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar. I moshuari  ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur.

Mësohet se i moshuari ka tentuar disa herë të vetëvritet pasi vuante nga skleroza.