Pogradec/ Aksidentohen dy makina dhe një autobus me pasagjerë, informacionet e para

Një aksident ka ndodhur vetëm para pak minutash në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve nga policia në këtë aksident janë përfshirë dy mjete dhe një autobus.

Mësohet se të treja mjetet lëviznin në të njëjtin sens, ka qenë autobusi i pari dhe pas tij mjetet e tjera të cilat u përplasën njëra pas tjetrës.Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nga aksidenti u krijua trafik ndërsa policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe po punoi për të mbarë vajtur situatën me mjetet që kishin krijuar trafik.

Nga të dhënat e para sipas informacioneve nga policia dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve. Sakaq mësohet se autobusi kishte udhëtarë dhe se u mor gjobë ndaj mjetit qe beri shkelje.