Dy shtetas kinezë janë arrestuar në aeroportin e Rinasit me pasaporta false të Koresë së Jugut.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë, secili nga këta shtetas ka paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, informoi sot policia e Tiranës.
Të arrestuarit janë: J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.
Lajmi ne perditesim…