Po punonte në ndërtimin e HEC-it në Gramsh, aksidentohet dhe vdes 50-vjeçari

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një aksident në punë i ka marrë jetën një 51-vjeçari. Mësohet se është aksidentuar teksa ka qenë duke punuar në një kompani që po ndërton HEC-in në fshatin Lenie.

Vrapi është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme teksa punonte. Si pasojë e plagëve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njotimi i Policisë:

Mesditën e sotme, në fshatin Grabovë, shtetasi F. V., 51 vjeç, punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme. Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.”, njofton policia.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.