Po ndiqej nga policia, furgoni me klandestinë përplaset me dy mjete të tjera në Këlcyrë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Këlcyrë. Mësohet se një furgon tip “Opel”, i cili po ndiqej nga policia është përplasur me dy automjete të tjera, ku për pasojë janë plagosur dy persona.

Furgoni dyshohej se transportonte emigrantëve të paligjshëm dhe në momentin që po bëheshin tentativa për ta bllokuar, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohej me gjithë automjet dhe është përplasur.

Për pasojë nga përplasja janë dëmtuar 2 shtetas, emigrantë nga vendet e treta. Gjatë kontrollit të mjetit shërbimet e policisë kanë konstatuar 22 emigrantë të huaj nga vendet e treta.

Drejtuesi i mjetit së bashku me emigrantët janë shoqëruar në polici ndërsa dy emigrantët e dëmtuar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.