Po lëviste në Rrugën e Arbërit, makina shpërthen në flakë

Në makinë është djegur mbrëmjen e sotme në Baypassin e Murrizit në rrugën e Arbërit.

Makina tip Mercedez ka marrë flakë duke u ngjitur tek hanet, sipër fshatit Bastar-Murrizë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi shoferi dhe pasagjerët kanë dalë por pa mundur të shuajnë flakët.

Mësohet se shkak për djegien e makinës është bërë nxehja e motorit.