“Plumbi i Artë”/ Gjykata lë në burg avokatin Alban Bengasi, pretendimet e avokatit në seancë
Avokati i Alban Bengasit i shpallur në kërkim nga operacioni “Plumbi i artë” është vetëdorëzuar në Polici pak dië më parë, ndërkohë ditën e sotme ai është njohur me masën e sigurisë, ku dhe ka ngritur pretendimet për akuzat ndaj tij.
Fjala e Bengasit: “Ka 16 muaj që hetohet, dhe sot e kësaj dite prokuroria nuk ka sjellë minimumin e provave që të vërtetojë pretendimet fillestare.
Ka mbetur prokuroria vetëm në deklarimet e gënjeshterta të Nurdin Dumanit, i cili është një person që akuzohet për shumë vrajse, dhe kurresesi nuk duhet të meret parasysh dëshmia e një personi të dënuar më parë i cili akoma akuzohet për një sërë vrasjesh.
Edhe vetë ish-bashkëshortja Blerta Rruci, kërkon që të pushohen hetimet nga SPAK ndaj Alban Bengasi, pasi ai ska asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Fakt që e ka kërkuar Blerta Ruci (Bengasi) pranë SPAK, por edhe sot u paraqit deklarata noteriale që kërkon vetë Blerta që të pushohen hetimet ndaj Alban Bengasit.
Albani është kujdestar i fëmijeve te tij ku një është i mitur, kjo me vendim gjykate, dhe sot gjykata se mori parasysh, gjithashtu u paraqitën një sërë rethanash familjare e sociale qe e bëjnë të pamundur mbajtjen e tij në burg.
Nga SPAK nuk paraqit asnjë provë a dokument që të provonte pretendimet e saj për vazhdimin me masë arrest në burg për Albanin.
Kurse ne depozituam një dosje të madhe me rethana që i kemi depozituar gjatë hetimeve në SPAK, që vërtetojnë që Albani s’ka konsumuar asnjë vepër penale si dhe një sërë dokumentash për të vërtetuar që Albani ka një personalitet të lartë në punë e kudo, dhe rethana familjare që vërtetojnë që masa e arrestit në burg nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit dhe personalitetit të Alban Bengasit dhe rethanave te tjera sociale e familjare.
Pra, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për të vijuar masa e sigurimit arrest në burg por të hetohet i lirë”.