‘Plumbi i artë’ ende zbulon DETAJE- Hetimi pasuror tek Qolët ‘nxjerr’ prona. Motra e Ervis Dedajt u dhuroi karburantin

Një hetim pasuror i nisur nga prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në shenjestër të verifikimeve anëtarë të familjes Qoli në Durrës dhe Elbasan. Hetimi i nisur nga SPAK kanë marrë indicie nga ligji “Antimafia”, pasi Festim Qoli, Petrit Qoli dhe Agron Qoli, janë vënë në hetim për akuzën e “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të kryer në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal”. Gazetari Elton Qyno shkruan “Ora News” mëson se oficerë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit po kontrollojnë çdo pasuri të mundshme që është rregjistruar në emër të familjes Qoli.

Në verifikim pasuror janë vënë emrat si Ervis Qoli, Flora Qoli, Agron Qoli, Petrit Qoli, Festim Qoli dhe persona të tjerë të lidhur me këta persona./ dosja.al/