Një plagosje me armë të ftohtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Sipas raportimeve të para i plagosuri me thikë është qytetari Bledar Troshani ndërsa autori është daja i tij Zyhdi Shpejtimi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e tretë të shtëpisë së Troshanit, në afërsi të Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër në lagjen Parrucë.
Rrethanat e ngjarjes janë të dyshimta, pasi nuk dihet se si autori ka hyrë në banesën e Troshanit dhe e ka plagosur duke e qëlluar me thikë.
Ende nuk dihet gjendja e tij, ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ