Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar në plagosje me thikë.
Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në ambjentet e një lokali pranë urës së Paskuqanit në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin, Tedi Durishti.
Ndërkohë akoma nuk dihet gjendja e të plagosurit.#
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.