Plagosje me thikë në Korçë, shkak konfliktet për pronësinë! Një i plagosur, ndalohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive pronësie, ndërsa sherri ka agravuar dhe njëri prej tyre ka goditur me thikë personin tjetër në kupën e gjurit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në Korçë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është ndaluar nga policia.