Plagosi pamëshirshëm 3 persona, njëri prej tyre në intubim pasi thika i preku zemrën
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në një lokal në Tiranë.
Sherri ka ndodhur në një lokal në Laprakë, ku Elton Mergjyshi, 42 vjeç, ka goditur me thikë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajzën e këtij të fundit, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.
Autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.
Autori punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.
Tre të plagosurit ndodhet në spital, vajza dhe dhëndri italian janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 64-vjeçari ndodhet ende në sallë në rrezik për jetën pasi është goditur me thikë në zemer.