Është arrestuar pas shumë orësh kërkime 20-vjeçari në Shijak, i cili plagosi me thikë shokun e tij dhe u larguan nga vendgjarja.
Mësohet se policia ka bërë të mundur lokalizimin e shtetasit R. M., 20 vjeç dhe arrestimin e tij për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta.
Ndërkohë, shtetasi i plagosur B. K. merr asistencën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Shijak/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.
Kapet pas disa orësh kërkime, 20-vjeçari i cili pasditen e djeshme, plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas.
Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për moskallëzim të këtij krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Popullore”, pas një konflikti mes 2 të rinjve, për motive të dobëta, shtetasi B. K., 23 vjeç, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R. M., dhe ky i fundit ishte larguar nga vendngjarja, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të kësaj plagosjeje.
Pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit R. M., 20 vjeç dhe arrestimi i tij për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për këtë krim.
Shtetasi i plagosur B. K. merr asistencën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kalaun Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.