Plagosi me biçak 52 vjeçarin, policia procedon autorin në Durrës

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një pasi ka plagosur me mjet prerës një 52 vjecar pas një konflikti për arsye banale.

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas  mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.