Plagoset minatori 51 vjeçar në Bulqizë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Një minator 51 vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë gjatë punës në një minierë.

I plagosur ka mbetur Arben Kuka me profesion armator në minierë. 51 vjeçari është transportuar në spital ku për shkak të dëmtimeve të rënda është ende nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.