Plagoset me thikë në Shëngjin shtetasi nga Kosova, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Një shtetas nga Kosova është plagosur me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa i plagosuri është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.