Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Fier, pas sherrit me një bashkëmoshatar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në lagjen “Zogu i zi”. Sipas policisë, i plagosuri është një 16-vjeçar i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.
Adoleshenti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ