Pistoletë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”.

Në pranga ka rënë një 29-vjeçar me iniciale H.K., pasi zotëronte një armë zjarri pa leje.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.