Përvetësonin pensionin e personave me aftësi të kufizuara, shtatë punonjës të Postës në pranga
- 7 September, 2023
Shtatë punonjës të Postës Shqiptare kanë përfunduar në pranga të policisë.
Ata akuzohen se kanë përvetësuar pensionet e qytetarëve, të cilët jetojnë jashtë vendit si dhe pagesat e personave me aftësi të kufizuar.
Arrestimi i tyre është bërë pas denoncimit të qytetarëve.

Të arrestuarit punonin në Dibër, Shkodër dhe Tropojë, ndërsa nga veprimet e tyre i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit në vlerën e 33 milionë lekë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ