Persona të rrezikshëm ende në arrati/ Shteti i pafuqishëm për të rënë në gjurmët e tyre?

Nga Aida Topalli

 

Personazhe të njohur të botës së krimit, të skeduar dhe të dënuar me vendime të formës së prerë nga drejtësia shqiptare, vijojnë të jenë në arrati. Shteti nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre. Pavarësisht se paraqesin një rrezik të shtuar, ata janë mjaft të aftë për t’iu shpëtuar prangave.  Mes tyre, një emër tejet i lakuar, si autor e bashkëpunëtor në dhjtëra ngjarje të rënda kriminale.

Bëhet fjalë për Fatmir Hysenin, apo siç njihet ndryshe me nofkën ‘Doqja’.

 

Kush është Fatmir Hyseni?

 

Ai ka një të kaluar kriminale dhe është dyshuar si një nga bashkëpuntorët e vrasjes së vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe, “Tori i Xhihanes”. Viktori Ymeri  ka qënë daja i Edison Harizaj, i konsideruar në Vlorë si “i paprekshmi”, por i vrarë me 52 plumba në 7 nëntor 2018 në dalje të Durrësit, ku së bashku me të mbeti i vrarë dhe shoferi Genci Caci.

Lidhja me Didi Çamin

Fatmir Hyseni është kunati i Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe në qytetin bregdetar, “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në Vlorë.

 

Vrasja e Muçës dhe plagosja  Maskës në Romë

 

Hyseni dhe “Didi” cilësohen nga policia dhe prokuroria si kundërshtarët më të mëdhenj të Viktor Ymerit dhe Edison Harizajt, ky i fundit i vrarë, ndërsa Viktori, vijon të vuajë dënimin me 24 vite në Peqin, për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën“Via dellaTraversa del Grill” në Romë.

 

Hasmëria Harizaj-Ymeri-Veseli

Si pasojë e hasmërisë të krijuar mes familjeve Harizaj-Ymeri dhe Veseli, tre vëllezërit Veseli janë vrarë në kohë dhe vende të ndryshme në Vlorë. Pas vrasjes së vëllëzërve Veseli rolin komandues dhe etjen për hakmarje, duket se e ka marrë Fatmir Hyseni ose “Doqja”, i cili ka lidhur aleancë dhe ka krijuar besnikëri me dy personazhe që dikur kanë qënë pjesë e grupit të “Gaxhait” në Vlorë, Armando Sulejmanin ose “Çipuri” dhe Sokol Sinomatin ose siç njihet ndryshe në Vlorë si “Buzderi”.

 

Fatmir Hyseni ende në arrati

Momentalisht Çipuri ndodhet në burg për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, ndërsa Sokol Sinomati dhe Fatmir Hyseni vijojnë të qëndrojnë të lirë, duke u dyshuar si pjesëmarës në disa ngjarje të rënda kriminale. Fatmir Hyseni është dënuar gjithashtu nga Gjykata e Vlorës me 35 vite burg, për vrasjen e mbetur në tentativë ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, kundër Inez Hajrullës dhe miqve të tij.