‘Përplasje fizike, dhunë dhe presion’/ Ja situata në disa bashki të vendit
Një përplasje fizike mes kampeve politike është regjistruar sot në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Behet fjalë për qendrën në shkollën ‘Neim Babameto’
Përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ata të Partisë Socialiste. Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.
Po ashtu mësohet se simpatizantët e ‘BF’, nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit. Ndërkohë, policia ka zbaruar në shkollë, ndërsa ka larguar prej aty votuesit. Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e qendrës administrative, ka hyrë brenda shkollës, që nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjnë mbështetësit e ‘BF’, duke sjellë përplasje fizike mes palëve.
Përplasje ka pasur edhe në Fushë Krujë, ku një komisioner I Partisë Demokratike u rrah dhe u nxorr nga qendra e votimit. Ndërsa në një video të publikuar në media shihet kandidati i Bashkë Fitojmë Lucciano Bocci, në Bradashesh, teksa ushtron presion mbi qytetarët. Probleme ka pasur edhe në Himarë.