Përplasi për vdekje me makinë 74-vjeçarin, te Rruga e Dibrës, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

 

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Tiranë, ku ka vdekur këmbësori 74-vjeçar. Aksidenti ndodhi dje në të gdhirë në mëngjes (e mërkurë). I moshuari ishte këmbësor duke kaluar rrugën dhe e ka përplasur makina. Viktima nuk ka qenë në vija të bardha dhe ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur detaje të reja rreth aksidentit.