Përplasen tre automjete në rrethrrotullimin e TEG-ut, detajet e para


Një aksident me pasojë një person të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:25, ku janë përplasur tre automjete me drejtues D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.