Përmbyset zetori, humb jetën 60-vjeçari në Gramsh

Një 60- vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Gramsh teksa është përmbysur me automjetin buqësor tip ‘Zetor’,

Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje

 

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.