Përgjimet e SKY/ Nga Erzen Breçani, te Dedan Gjoni, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit
GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, mes të arrestuarve ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati.
Ndaj Breçanit rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, në kërkim është shpallur Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit.