Përgjaken rrugët në vend, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në Kryebushat (EMRI)
Aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës, ku janë përplasur dy automjete dhe si pasoja ka mbetur i vdekur një person.
Viktima, Gjin Bzhangaj ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues 37 vjeçarin.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe policia po vijon hetimet në vendngjarje.
View this post on Instagram
NJOFTIMI I POLICISE:
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.
Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.