Përfshihet nga flakët vila tre katëshe, në banesë ndodheshin dhe dy persona, zbardhen detaje nga ngjarja
- 1 August, 2023
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një banesë tre katëshe në lagjen numër tre, në Kukës. Sipas burimeve, mësohet se flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe të tretë të vilës, ndërkohë që në katin e parë të saj banonin dy të moshuar.
Fatmirësisht ata nuk janë lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ