Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, dalin detajet e para

 

Mësohet rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë në ecje sipër ka marrë flakë një automjet.

Bëhet me dije se nga flakë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe dyshohet se zjarri ka rënë për shakak të një defekti.
Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin P. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.