Përfshihet nga flakët banesa në Berat, shpëtojnë familjarët
Një banesë një katëshe në lagjen “Barrikadë”,prapa shkollës 9-vjeçare Zihni Toska në Berat,është përfshirë sot nga flakët.
Menjëherë pas njoftimit,në vendngjarje shkuan grupet e shërbimit zjarrëfikës, të cilët me ndihmën e forcave të policisë bën të mundur nxjerrjen e banorëve nga banesa, pa lëndime.
4 mjetet zjarrëfikëse dhe 15 efektivët zjarrëfikës mundësuan fikjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër si dhe shpëtimin e banesave që ishin shumë pranë me banesën që po digjej.
Si pasojë e zjarrit u dogj plotësisht një nga dhomat e banesës në pronësi të shtetasit Bastri Arapi, ndërkohë që fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë të lënduar. Sipas shërbimit zjarrëfikës Berat,zjarri u shkaktua nga një bombol gazi që rridhte.