Përfshihet nga flakët automjeti në Fratar të Fierit
27 July, 2023
Një automjet tip “Mercedes” ka marrë flakë në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Fratar.Dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti në sistemin elektrik.
Drejtuesi i mjetit që udhëtonte me familjen ka ndaluar sapo ka pikasur tymin që dilte nga pjesa para automjetit.